Bota

Izraeli: 137 pengje po mbahen ende në Gaza

Kibbutz Be’eri njoftoi vdekjen e 68-vjeçarit, banor Dror Kaplun të enjten. Eshtrat e tij u identifikuan nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit me ndihmën e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, i cili zakonisht merret me arkeologji.

8 Dhjetor 2023, 12:32 Nga a.l
Izraeli: 137 pengje po mbahen ende në Gaza
Izrael

GAZA- Numri i pengjeve që besohet se mbahen në Gaza tani është 137, tha të premten zyra e kryeministrit izraelit. Një izraelit që supozohet të jetë në mesin e tyre u konfirmua se ishte vrarë gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit, shkruan Sky News.

Kibbutz Be’eri njoftoi vdekjen e 68-vjeçarit, banor Dror Kaplun të enjten. Eshtrat e tij u identifikuan nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit me ndihmën e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, i cili zakonisht merret me arkeologji. Njoftimi vjen nëntë javë pas sulmit të 7 tetorit, ndërsa autoritetet izraelite vazhdojnë përpjekjet e tyre hetimore.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll