Bota

Tomislav Radovanoviç emërohet shef i BIA-s në Serbi

Radovanoviç në fillim të këtij viti u shkarkua nga pozita e tij në MPB, nga ku kaloi në Agjencinë për Informim të Sigurisë, ku eprori i tij ishte Aleksandar Vulin, i cili dha dorëheqje më 3 nëntor të këtij viti.

8 Dhjetor 2023, 11:01 Nga a.l
Tomislav Radovanoviç emërohet shef i BIA-s në Serbi
Tomislav Radovanoviç

SERBI- Tomislav Radovanoviç, ish-shefi i Shërbimit për Metodat Speciale të Hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, sot është emëruar drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), raporton N1 .

Radovanoviç në fillim të këtij viti u shkarkua nga pozita e tij në MPB, nga ku kaloi në Agjencinë për Informim të Sigurisë, ku eprori i tij ishte Aleksandar Vulin, i cili dha dorëheqje më 3 nëntor të këtij viti, shkruajnë mediat serbe. 

Ai është i njohur për publikun pasi ka qenë i ftuar në TV Prva në gjysmën e dytë të vitit 2021, ku ka folur për faktin se në MPB ka pasur një strukturë paralele që ka përgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

Në shkurt të këtij viti, NIN shkruante se sipas vetë Vuçiç, Radovanoviç i ka treguar se po përgjohej. Ai po ashtu ka deklaruar se nuk i ka besuar menjëherë Radovanoviç sepse nuk ka dashur të jetë paranojak. 

tomislav radovanoviç

Sondazh

Poll