Ekonomi

“Furtunë” në Dogana/ Dorëhiqet 7 muaj pasi mori detyrën Arlind Gjokutaj, vendin ia zë Gjon Bardhi

31 Tetor 2019, 11:10 Nga DOSJA
“Furtunë” në Dogana/ Dorëhiqet 7 muaj pasi mori

TIRANË- 7 muaj pasi mori detyrën, largohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokutaj. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në vend të Gjokutajt është caktuar Gjon Bardhi, i cili deri më tani mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Gjokutajt, i cili mori detyrën me një hov të cilin nuk ngurroi as t’a bënte publik mes një letre publike, por ajo që mund të “spekulojmë” është realizimi i të ardhurave në arkën e shtetit. Të dhënat e 9 mujorit, për treguesit fiskalë, publikuar nga Ministria e Financave, rezultuan se ka një mosrealizim prej 4% të planit të Doganave, në një vlerë prej gati 5 miliardë lekë.

Dorëheqja e tij, bëjnë me dije burime për Dosja.al është dorëzuar qysh prej ditës së hënë, por vetëm dje është bërë i mundur pranimi dhe zëvendësimi i tij me Gjon Bardhin.

Largimi vjen në një kohë kur Policia e Shtetit ka nisur një sërë operacionesh kontrolli në portet dhe doganat e vendit. Jo më larg se dy ditë më parë, 200 policë mësynë në ambientet e Doganës së Tiranës ku u shoqëruan 7 persona, mes tyre edhe punonjës të pikës së kontrollit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi arlind gjokutaj dorehiqet arlind gjokutaj gjob bardhi levizjet ne dogane arlind gjokutaj dorehiqet arlind gjokutaj gjob bardhi levizjet ne dogane

Sondazh

Poll