Bota

Azerbajxhani do të mbajë zgjedhje të parakohshme në shkurt të vitit të ardhshëm

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Azerbajxhan ishin planifikuar për vitin 2025.

7 Dhjetor 2023, 13:01 Nga a.l
Azerbajxhani do të mbajë zgjedhje të parakohshme në shkurt
Ilham Aliyev

AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi të enjten se zgjedhjet e parakohshme presidenciale do të mbahen në vend në shkurt të vitit të ardhshëm.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Azerbajxhanit duhet të sigurojë që zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale të Republikës së Azerbajxhanit të caktohen për 7 shkurt 2024", tha Aliyev në një urdhër të publikuar nga presidenca e Azerbajxhanit.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Azerbajxhan ishin planifikuar për vitin 2025.

ilham aliyev ne tirane

Sondazh

Poll