Bota

OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës i gjunjëzuar dhe është afër kolapsit total

OBSH ka raportuar të paktën 212 sulme në sektorin shëndetësor të Gazës që nga 7 tetori.

7 Dhjetor 2023, 08:21 Nga r.ll
OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës i gjunjëzuar dhe
foto ilustruese

GAZË- Sistemi shëndetësor i Gazës është i gjunjëzuar dhe pranë kolapsit total, tha në një deklaratë të mërkurën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Tedros Adhanom Ghebreyesus. 

"Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më spitale...dhe një tjetër është në prag të mbylljes. Kjo do të privojë mijëra njerëz nga kujdesi thelbësor për shpëtimin e jetës shtoi ai në një deklaratë tjetër duke iu referuar spitalit Kamal Adwan në Gazën veriore. 

Sipas CNN, dy ditë më parë, ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah akuzoi ushtrinë izraelite se kishte vënë nën rrethim spitalin Kamal Adwan. Në deklaratat e mëparshme, Izraeli kishte thënë se synonte infrastrukturën e Hamasit në rrip.

OBSH ka raportuar të paktën 212 sulme në sektorin shëndetësor të Gazës që nga 7 tetori. Si rezultat, vetëm 14 spitale funksionojnë pjesërisht dhe tre funksionojnë minimalisht në rrip, ndërsa 19 kanë dalë jashtë shërbimit, shtoi shefi i OBSH-së. 

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai Al-Kaila tha të martën se asnjë nga spitalet në Gazën veriore nuk mund të akomodojë operacione kirurgjikale, ndërsa kapaciteti ka tejkaluar 216% në spitalet në jug.

obsh gaze

Sondazh

Poll