Art&Argëtim

‘Vetëm për një moment’, Jona Spahiu tregon përse do të donte të kthente babain e ndjerë: Kam shumë emocion

3 Nëntor 2019, 06:13 Nga DOSJA
‘Vetëm për një moment’, Jona Spahiu tregon përse

TIRANË– Moderatorja Jona Spahiu ka qenë e ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture, ku edhe ka folur për jetën e saj personale.

Dojna e ka pyetur Jonën edhe për të atin, i cili ka ndërruar jetë disa kohë më parë. Moderatorja e ka pyetur Jonën nëse do ta kthente babain e saj vetëm për një moment, do e kthente për ta shoqëruar në altar apo për të parë vogëlushin e saj Raiden?

“Të shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do doja shumë që të shijonte Raiden dhe të bënte një ndërthurje mes karakterit të tij e do thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin.”– ka treguar moderatorja.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jona spahiu jona spahiu

Sondazh

Poll