Art&Argëtim

Plas sherri në “Hell’s Kitchen”/ Renato bërtet, shpërthen keq konkurrenti, gjuan me shkelm dhe shan

2 Nëntor 2019, 16:33 Nga DOSJA
Plas sherri në “Hell’s Kitchen”/ Renato bërtet,

TIRANË- Vijojnë sherret dhe tensionet në “Hell’s Kitchen”. Ashtu sikurse jemi mësuar shpesh të shohim edhe mbrëmjen e djeshme një konkurrent nuk ka duruar të bërtiturat e Renatos dhe ka shpërthyer i nevrikosur. Shefi i kuzhinës po kontrollonte picat e përgatitura nga Sokoli dhe Ledjoni dhe i tha se ato ishin të papjekura.

“Picë e papjekur? E kontrollove?”, e pyeti Renato Sokolin dhe kur nuk mori një përgjigje bërtiti: “E kontrollove picën?”.


“Picë e papjekur”, tha Renato dhe e hodhi në dysheme. Sokoli u nevrikos, gjuajti me shkelm dhe u largua duke sharë. “Zhduku nga kuzhina, zhduku mos të shikoj fare, dil përjashta”, i bërtiti Renato.

“Nuk ishte e papjekur, e pranoj që brumi ishte pak i trashë, por nuk ishte e papjekur”, tha Sokoli.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hells kitchen renato mekolli hells kitchen renato mekolli

Sondazh

Poll