Bota

“Shikoni si duket, si babai i tij”, mbretëresha ruse e bukurisë këmbëngul që djalin e ka me mbretin e Malajzisë

1 Nëntor 2019, 15:03 Nga DOSJA
“Shikoni si duket, si babai i tij”, mbretëresha ruse e

RUSI- Mbretëresha ruse e bukurisë, martesa e së cilës me ish-mbretin e Malajzisë ishte përallore u nda nga mbreti kur ishte vëtëm 4 muajshë shtatzënë. Kohët e fundit ajo ka zbuluar fytyrën e djalit të saj, të cilin mbreti nuk e ka parë kurrë. “Këtu është princi im“, thotë Oksana Voevodina, teksa tregon me krenari të birin. I vogli Ismail Leon ka një ngjashmëri të habitshme me SUlltan Muhamed V Kelantan, njeriu për të cilin Oksana pretendon se është babai i djalit. “Shikojeni si duket si babai i tij, ka hije aziatike“, vijon ajo më tej në një intervistë për Daily Mail.


Oksana Voevodina pretendon se foshnja u ngjiz gjatë muajit të mjaltit të çiftit në Australi, pas dasmës së tyre në qershor 2018. Sulltani 50-vjeçar u nda nga bukuroshja ruse kur ajo ishte katër muajshe shtatzënë. Ai përdori formën më të ashpër të divorcit islamik për t’i dhënë fund martesës së tyre dhe tani janë përfshirë në një grindje të ashpër financiare. Oksana zgjodhi Daily Mail për të zbuluar fytyrën e foshnjes së saj. “Unë jam duke shijuar çdo moment të mëmësisë time dhe më vjen shumë keq që babai humbi gjithçka, duke filluar nga dita e lindjes dhe duke përfunduar me puthjen e tij, përqafimin e tij dhe shpenzimin e kohës me fëmijën”, tha ajo.

Ajo insiston që djali i saj ishte planifikuar. “Pas dasmës sonë që ishte në qershor të 2018 filluam të planifikonim dashurinë. Ne shkuam për muaj mjalti, shkuam në Australi dhe atje unë mbeta shtatzënë. Mbreti atëherë ishte aq i lumtur dhe po qante, thirri të gjithë miqtë e tij. Ai qante dhe thoshte ‘oh, do të bëhem baba, jam shumë i lumtur”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll