Politike

Berisha kërkon mosbindje civile nga kryetarët e degëve: Ne po e bëjmë tonën në Kuvend

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kërkoi mosbindje civile nga kryetarët e degëve. 

29 Nëntor 2023, 20:04 Nga a.l
Berisha kërkon mosbindje civile nga kryetarët e degëve: Ne po e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kërkoi mosbindje civile nga kryetarët e degëve. 

“Beteja që bëhet në parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të këtij regjimi, të këtij vendi. Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme. Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin. I cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive. A do pranojmë ne të mashtrojmë shqiptarët? Jo. Unë e kuptoj se zgjedhjet që kaluan kishin një seri dobësish dhe të metash. Por këto nuk e justifikojnë kurrë që Bajrët, Pëllumb Gjokat, etj të votojnë votat tona. Dita e zgjedhjeve është për votim, nuk është për konflikt, nuk është për armë. Jo. Koha para tyre është për betejë, për betejë pa kthim. Dhe ne me Edi Ramën nuk kemi zgjedhje", tha ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll