Politike

Greqia paralajmëron Shqipërinë, mesazh BE-së: Pa u zgjidhur çështja e Belerit, nuk ka pajtim për hapjen e negociatave

Greqia ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk do të të jetë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Beleri.

29 Nëntor 2023, 13:35 Nga I.A

 

Greqia paralajmëron Shqipërinë, mesazh BE-së: Pa u zgjidhur
Fredi Beleri

 

GREQI- Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër burgosjes së vazhdueshme të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Protothema shkruan se sot në COREPER (Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së) Greqia ka paraqitur një rezervë të shprehur në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Greqia ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk do të të jetë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Beleri. Në tetor, Greqia nuk ka pranuar dërgimin e letrës së "27"-ve për hapjen e një sërë Kapitujsh në pikënisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë.

Një mesazh i qartë nga Athina

Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të shqyrtojë, kërkesën e Fredi Belerit për t'i dhënë leje për të bërë betimin ndërkohë që do të zhvillohet gjykimi normal për akuzat për blerje votash ndaj tij. Gjyqi për këtë komplot, i cili ka dështuar pas pranimit të dëshmitarit kryesor të akuzës se ka pasur lidhje me policinë dhe është paguar nga fonde sekrete, pritet të vazhdojë më 5 dhjetor në Tiranë.

Athina me deklaratat e ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros i cili vizitoi Fredi Belerin në burgun e Durrësit, ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion, për të rrëzuar këtë ndjekje penale arbitrare dhe politike ndaj Belerit, i cili dhunon Shtetin e Ligjit në Shqipëri.

fredi beleri coreper

Sondazh

Poll