Aktualitet

50-vjeçari shqiptar humb jetën nga moti i keq në Greqi, shkak rrëshqitja e dheut

Ai ishte një emigrant që punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos, raportohet në mediat greke.

25 Nëntor 2023, 10:46 Nga h.k
50-vjeçari shqiptar humb jetën nga moti i keq në Greqi, shkak
Foto nga hidrocentrali

GREQI-Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në zonën e Salmenikos të Egjialisë, ku është mbytur nga balta pas një rrëshqitje dheu.

Ai ishte një emigrant që punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos, raportohet në mediat greke.

Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe kontrollin ndaj kushteve të kompanisë në vendin e punës. 

humb jeten shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll