Aktualitet

DETAJE/ Përplasja me armë zjarri në Peqin, sherri nisi mes kryebashkiakut dhe 40-vjeçarit, si u fut Elezi për të mbrojtur kunatin

Mësohet se ngjarja e djeshme ku u konfliktua Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka, nuk ishte rastësore dhe as sherr kalimtar.

25 Nëntor 2023, 07:19 Nga I.A

 

DETAJE/ Përplasja me armë zjarri në Peqin, sherri nisi mes
Bukurosh Maçi

PEQIN- Detaje të reja kanë dalë nga përplasja në Peqin mesditën e djeshme. Mësohet se ngjarja e djeshme ku u konfliktua Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka, nuk ishte rastësore dhe as sherr kalimtar. 

Dyshohet se fillimisht ishte kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi po debatonte me Adriatik Cekën. Por sherri degradoi në momentin kur në skenë u shfaq dhe Leonard Elezi, i cili është kunati i Maçit. Në këtë koment ka nisur shkëmbimi i të shtënave mes Elezit dhe Cekës.   

Policia në vendngjarje ka gjetur mbi 20 gëzhoja armësh. Gëzhojat i përkisnin një pistoletë dhe një automatiku model 56. Në njoftimin e djeshëm që bëri për mediat, policia theksoi se me armë kishte qëlluar vetëm Ceka, por gëzhojat e gjetura në terren, rrëzojnë deklaratën e policisë për ngjarjen.

Por fatmirësisht nuk është plagosur asnjë nga kalimtarët e zonës nga të shtënat me armë. Si Elezi ashtu edhe Ceka ndodhen në arrati dhe janë shpallur në kërkim. Ndërkohë që kryebashkiaku i Peqinit Maçi nuk ka reaguar ende për situatën për të qartësuar se çfarë ka ndodhur mesditën e djeshme.

leonard elezi adriatik ceka bukurosh maçi

Sondazh

Poll