Aktualitet

“Të marr zvarrë, ajo bën magji”, Ministria e Arsimit reagon për dhunën në shkollën “Memo Meto”: Do marrim masa

Për daljen e përgjegjësive është ngritur Komisioni Disiplinor që do të dalë me masa për përgjegjësit sapo Prokuroria që po heton ngjarjen ta zbardhë plotësisht atë.

22 Nëntor 2023, 21:54 Nga h.k
“Të marr zvarrë, ajo bën magji”, Ministria e Arsimit
Investigimi ne Vlore

TIRANË-Ministria e Arsimit ka kërkuar hetim administrativ dhe masa për të gjithë zinxhirin përgjegjës për ngjarjen në shkollën e mesme “Memo Meto” në Kuç të Vlorës.

Pas denoncimit në emisionin “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar është autorizuar të marrë masa të menjëhershme që nga drejtimi drejtimi i shkollës, tek mësueset për këtë skandal.

Për daljen e përgjegjësive është ngritur Komisioni Disiplinor që do të dalë me masa për përgjegjësit sapo Prokuroria që po heton ngjarjen ta zbardhë plotësisht atë.

Saimir Kodra: Çështjen e kanë lënë tashmë “të shohim se çfarë do të thotë Prokuroria”. Nuk e di pse sot do të doja që për hir të së vërtetës të ishin mësueset të pezulluara, të paktën kjo e Anglishtes, kjo që thoshte për Blerinën që “bën magji” e nuk e di çfarë tjetër. Por me shumë mundësi ajo duhet të jetë anëtare e ndonjë KZAZ-je gjatë votimeve dhe është pak ë vështirë që të merret masa.

Mbrëmjen e së martës, Stop transmetoi një skandal të ndodhur në shkollën e mesme të Kuçit në 18 Tetor 2023. Dy mësuese, Blerina Muça dhe Irma Yzeiraj janë kacafytur dhe kapur nga flokët në ambientet e shkollës, në sy të kolegëve dhe nxënësve, që janë detyruar t’i ndajnë.

Mësuese Blerina: Më jep lekët e syzeve!

Mësuese Irma: Moj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!

Mësuese Blerina: Do më thyesh telefonin? Mbush ti moj?

Mësuese Irma: Bëj video!

Mësuese Blerina: Ashtu më ke bërë dhe ti./Marre ne TV Klan

investigimi ne vlore

Sondazh

Poll