22 Nëntor 2023, 21:50
Nga I.A
Foto Ilustruese
LUSHNJE- Artan Tafani, i cili kishte lidhur kontaktet e para me njerëzit e Laert Haxhiut në qeli, vuajti një dënim deri në vitin 2019. Aty, ishte takuar me shtetasin Lulzim Arapi alias Spahiu. Ky i fundit, është mes 12 të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “KURRË MOS HARRO”.
Pas daljes nga burgu në 2019-ën, Tafani kërkohej me ngulm nga njerëzit e Laert Haxhiut për t’u bërë pjesë e bandës. Profili i tij penal ishte i preferueshëm për grupin, duke shtuar këtu edhe origjinën e përbashkët nga Lushnja. Personi që identifikohet në dosjen hetimore si rekrutues është shtetasi Klaudio Taullau. Laert Haxhiu, kishte lidhur miqësi me armiqtë e përbetuar të Aldo Bares.
Sipas informaconeve konfidenciale, vitet e para të aktivitetit kriminal ai është mbështetur financiarisht nga personazhe të rinj të krimit të organizuar, që kanë synuar shtrirjen në territoret e bandës së Aldo Bares. Mes personazheve që kanë ndihmuar Haxhiun, flitet edhe për një person që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara. Por, nuk dihet nëse me fuqizimin që arriti, Haxhiu merrte udhëzime nga të tjerë personazhe.
“Klajdi Taullau, pasi më kishte thënë disa herë që më kërkonte Luli, më ka çuar tek një lokal në Tiranë. Aty ka ardhur Luli me Ligor Romacka, që ka pseudonimin Golja. Me këta të dy kemi shkuar në një lokal në Dajt. Aty ishte Laert Haxhiu që u prezantua si Erisiano Abedini që ka pseudonimin Cano dhe është nga Tepelena. Kemi darkuar të gjithë së bashku dhe Laerti më tha nëse doja të punoja për të dhe më dha 1000 euro që ti kisha para xhepi”, rrëfehu Artan Tafani, i penduari i drejtësisë.
Marrë nga Top Channel
lulzim arapi aldo bare laert haxhiu
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 21:48
I.A
Ervin Mata dhe Eralbi Breçani
TIRANË- Gjithashtu në dosjen hetimore të SPAK për grupin e kokainës, përmendet edhe traf...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 21:43
I.A
TIRANË- Emisioni në “Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka zbardhur dosjen e plotë hetimore për grupin e...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 21:41
I.A
Erzen Breçani
TIRANË- Emisioni në “Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka zbardhur dosjen e plotë he...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 21:36
h.k
KUÇOVË- Një i moshuar është përplasur si pasojë e një aksidenti nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëm...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 21:31
h.k
Investigimi
BERAT-Mbesa akuzon xhaxhain e saj, Nevruz Memaj, pasi ai i ka premtuar djalit të kunatit të saj nga Prishtina ta pajisë me pasa...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 21:20
I.A
Foto nga zjarret
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës mangësitë e shtetit shqiptar në flotën ajro...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 20:39
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur rreth çështjes "Non Grata" dhe...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 19:22
I.A
Elvana Gjata dhe Ervin Mata
TIRANË- Në përgjimet e dala nga aplikacioni SKY ECC ka dalë dhe emri i këngëtares Elvana Gja...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 19:03
I.A
Agim Ismaili
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 19:02
h.k
Policia Shkoder
SHKODËR- Dy punonjës të OSHE-së janë proceduar penalisht ditën e sotme për shpërdorim të detyr...