Aktualitet

Takimi me Belerin/ Ministri grek: Hallkat gjyqësore të japin drejtësi

Duke folur për mediat, pas takimit me Belerin në burgun e Durrësit, Papastavrou theksoi se shpreson që nesër më në fund të jepet drejtësi për Belerin.

21 Nëntor 2023, 16:50 Nga I.A
Takimi me Belerin/ Ministri grek: Hallkat gjyqësore të japin
Stavros Papastavrou

DURRËS- Ministri grek Stavros Papastavrou ka deklaruar se kërkon nga drejtësia shqiptare që të lërë në liri Fredi Belerin. Duke folur për mediat, pas takimit me Belerin në burgun e Durrësit, Papastavrou theksoi se shpreson që nesër më në fund të jepet drejtësi për Belerin.

"Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t'u zgjedhur. Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës", tha ai.

stavros papastavrou

Sondazh

Poll