Aktualitet

Tërmeti 4.7 ballë shkund Korçën/ Epiqendra në fshatin Miras, banorët pa zbardhur dita braktisin banesat

1 Nëntor 2019, 06:00 Nga DOSJA
Tërmeti 4.7 ballë shkund Korçën/ Epiqendra në fshatin

Korçë- Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës. Mësohet se lëkundjet e orës 05:25 kanë qenë të forta, me një magnitudë 4.7 të cilat tronditën të gjithë banorët e zonës. Pa zbardhur edhe mirë dita ata braktisën banesat e tyre dhe u vendosën në sheshet e fshatrave apo qytetit, mes temperaturave të ulëta.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km, por në fakt u ndje edhe në qytete të tjera si Elbasani, Gjirokastër, madje edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani raportohet se nuk ka dëme të mëdha materiale, por vetëm plasaritje në muret e banesave të qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Ndërkohë qytetarët e prekur nga tërmeti i 11 qershorit janë shprehur se dëmet materiale janë thelluar në banesat e tyre, pas lëkundjeve të fundit.

 

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë pak javë më parë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka ishte manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet ishin të forta dhe u dëmtuan më shumë se 900 banesa dhe u lënduan mbi 110 persona.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tërmet i fortë në korçë termet i forte ne shqiperi tërmet i fortë në korçë termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll