Aktualitet

Arrestohet amerikani i dehur në Elbasan, rrezikoi jetën e dy të miturve

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, shtetasi amerikan 29-vjeç është kapur në flagrancë në gjendje të dehur pas një aksidenti ku janë përfshirë dhe dy automjete të tjera

21 Nëntor 2023, 15:48 Nga h.k
Arrestohet amerikani i dehur në Elbasan, rrezikoi jetën e dy të
Policia Elbasan

ELBASAN- Një amerikan ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit ditën e sotme. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, shtetasi amerikan 29-vjeç është kapur në flagrancë në gjendje të dehur pas një aksidenti ku janë përfshirë dhe dy automjete të tjera.

J.A ka vendosur në rrezik dy të mitur dhe babain e tyre gjatë përplasjes, ku për fat të mirë pas ndërhyrjes së ndihmës së shpejt kanë rezultuar jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin amerikan J. A., 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, shtetasi Q. M., 31 vjeç, 2 pasagjerë dhe 2 fëmijet e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Godolesh, pasi i ka vjedhur në çantë, një shumë të vogël parash, një 32-vjeçareje. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit Y. Gj., 57 vjeç, banues në Belsh, pasi ka kallëzuar shtetasi F. M., 71 vjeç, banues në Tiranë, se 57-vjeçari i ka pushtuar një pjesë toke, si dhe e ka goditur me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-V. B., 43 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka kanosur me fjalë një 41-vjeçar, për motive të dobëta;

-U. K., 50 vjeç, banues në Librazhd, pasi me automjetin tip minibus që drejtonte, ka dëmtuar lehtë në këmbë shtetasin F. K., 41 vjeç, banues në Prrenjas.
--
Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi T. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, se ditën e djeshme, rreth orës 10:00, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin H. L., 75 vjeç, banues në fshatin Sebisht, Librazhd, i cili pasi ka dalë nga banesa në mëngjes nuk është kthyer më. Policia vijon punën për gjetjen e 75-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll