Aktualitet

Me pesë litra benzinë në dorë, shqiptari tenton të djegë godinën e prokurorisë në Itali

Nga informacionet e para mësohej se i riu me precedentë të vjetër penal kërkonte drejtësi për një çështje civile, që dyshohet se ishte lidhur me ish-vendin e tij të punës.

15 Nëntor 2023, 21:29 Nga r.ll
Me pesë litra benzinë në dorë, shqiptari tenton të
foto nga vendngjarja

ITALI- Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t'i vërë flakën hyrjes së Prokurorisë së Monzës në Itali mëngjesin e sotëm, ku ka spërkatur pesë litra benzinë ​​në tokë.

Roja e sigurisë arriti të mbyllej brenda dhe të aktivizonte alarmin. Punonjësit e policisë arritën menjëherë në vendngjarje ku ndërhynë dhe e ndaluan  shqiptarin para se të vinte zjarrin, shkruajnë mediat italiane. 

Nga informacionet e para mësohej se i riu me precedentë të vjetër penal kërkonte drejtësi për një çështje civile, që dyshohet se ishte lidhur me ish-vendin e tij të punës.  60-vjeçari është shoqëruar në komisariat nga policia ku dhe është marrë në pyetje. 

shqiptar ne itali

Sondazh

Poll