Insights

A takove  ndonjë “barbar, shpellar” apo vetëm Ramën

4 Mars 2019, 07:55 Nga DOSJA
A takove  ndonjë “barbar, shpellar” apo vetëm

I dashur dhe i nderuar Saimir Pirgu ne si shqiptarë krenohemi me ty kur të shohim në skenat prestigjioze anë e mbanë globit. Ti je qytetar i botës dhe me artin që bën i përket botës perëndimore dhe nuk ka pse të të vijë turp për një gomë të djegur se sipas kësaj logjike artistët francezë, apo vetë Dudameli do ishin mbuluar me perçe tanimë.

Me që shkove në Tiranë, përveç takimit me KM dhe autoritetet e tjera shtetërore në mes shkëlqimit dhe vezullimit, a more mundimin të biesh në kontakt me pjesën tjetër të Shqipërisë jashtë atij Samiti?

A pyete se pse ata shqiptarë ‘barbarë’, ‘shpellarë’ (cilësime të Kr. Min për qytetarët e vet) janë të revoltuar?

A shkove tek sheshi i Teatrit Kombëtar kur prej më shumë se 13 muaj, ditë e natë, artistë me remone botërore, intelektualë të spikatur, qytetarë të përgjegjshëm, rrinë roje në mbrojtje të një Monumenti të Historisë të Shqipërisë: Teatrit Kombëtar!

Dhe jo vetëm, por edhe të Demokracisë, Lirisë, Kushtetutës nga një ligj tejet korruptim (e vërtetuar) i kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj?

Prandaj unë thashë dje që ‘Shqiponja e Artë’ e Edi Ramës është shqiponjë Grabitqare, dhe për fat të keq, sipas meje, përfituesi dhe viktima e parë ishe ti i nderuar Saimir.

Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të arrish ti bësh 200 mijë ç’faqje, edhe 2 milion, por jo me merakun dhe brengën për të rregulluar imazhin e një gome të djegur, por me shpresën dhe besimin se e mira vjen duke luftuar të keqen të mbartur në shpirtrat e zinj. Ky është edhe morali që shpaloset edhe në shumë opera, apo jo?

Të uroj vetëm të mira ngado që të shkosh!

Miqësisht,

Bujar Llapaj

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione bujar llapaj saimir pirgu bujar llapaj saimir pirgu

Sondazh

Poll

Insights 3 Mars 2019, 12:58

Dhurata më e bukur që pranova nga një femër

I thelluar në biseda të ndryshme socio-ekonomike me një mik timin në një pastiçeri afër sheshit të Prishtinës, papritmas shfaqet një femër rreth të 50-ve...

Insights 2 Mars 2019, 18:29

Samiti i Diasporës, kjo farsë

67 milionë lekë (afro 500 mijë Euro), është kostoja që na kushton ne, taksapaguesve të Republikës së Shqipërisë, Samiti i Dytë i Diasporës, organizuar nga qever...

Insights 2 Mars 2019, 18:24

Historia që përsërit vetveten…

Qarkullon nje histori e cila ka si personazh ish kryeministrin Aleksander Meksi. Nje burre i nderuar, e nje kryeminister i mencur qe udhehoqi proceset me delika...

Insights 2 Mars 2019, 13:38

Arkitektët i shitën profesionin politikanëve

Në kohën e komunizmit, kish një numër arkitektësh dhe urbanistësh që njerëzit e zakonshëm i njihnin, ata ishin personalitete. Sot po të pyesësh një qytetar të t...

Insights 2 Mars 2019, 12:20

Butaforia e Samitit…

Samiti Diasporës… Ore injorantë… A e keni të qartë kuptimin e fjalës Samit apo jo… Samit do të thotë takim kryetarësh shtetesh ku zakonisht sy...

Insights 2 Mars 2019, 12:08

Nderin e burrave e kanë në dorë gratë!

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sapo ka nxjerrë një këngë të re me titullin “Last Hurrah” (Urra-ja e fundit), dhe në videoclipin e publik...