Sport

Thomas Tuchel ka frikë nga një këputje muskulore të Jamal Musiala...

I dëmtuar gjatë fitores së Bayern Munichut kundër Galatasaray (2-1) të mërkurën, Jamal Musiala me gjasa mund të humbasë disa javë. Mesfushori sulmues gjerman mund të vuajë nga një këputje muskulore në kofshën e majtë sipas trajnerit të tij Thomas Tuchel.

9 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA
Thomas Tuchel ka frikë nga një këputje muskulore të Jamal

GJERMANI - Të mërkurën, ndërsa Bayern Munich vërtetoi kualifikimin për në raundin e 16-të të Champions League Ligës, falë fitores së tyre kundër Galatasaray (2-1) në “Allianz Arena”, Jamal Musiala duhej t'i jepte vendin Thomas Müller në minutën e 40-të, i dëmtuar në kofshë e majtë. Ai ndaloi vrapimin e tij në zonën e penalltisë dhe menjëherë i sinjalizoi stolit të tij se nuk mund të vazhdonte më.

Pas ndeshjes, trajneri i tij Thomas Tuchel nuk e fshehu shqetësimin: “Nuk është një lajm i mirë, është një dëmtim muskulor në kofshë. Në skenarin më të keq, mund të jetë një këputje muskulore ,”- shpjegoi ai për transmetuesin DAZN.

“Ai nuk do të jetë me siguri aty kundër Heidenheim”, i cili do të udhëtojë në “Allianz Arena” të shtunën (15:30) për ditën e 11-të të Bundesligës. Shtypi vendas po raporton tashmë një mungesë të vlerësuar nga dy deri në katër javë.

Pjesëmarrja e Musialës në dy ndeshjet miqësore të Gjermanisë në Berlin kundër Turqisë (18 nëntor) dhe në Vjenë kundër Austrisë (21 nëntor), gjithashtu duket shumë e kompromentuar, pasi ai kishte humbur tashmë dy ndeshje të kampionatit në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit dhe dy ndeshjet miqësore të Mannschaft në mesin e shtatorit (kundër Japonisë, 1-4, dhe Francës, 2-1), për shkak të një këputje muskuli, tashmë në kofshën e majtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll