7 Nëntor 2023, 14:45
Nga r.ll
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese zhvillimin e mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare.
Ai u shpreh se mbledhja online e Komisioneve është shkelje e ligjeve të vendit dhe shkelje e Kushtetutës. Më tej shtoi se gjatë mbledhjeve online, deputetët e mazhorancës hanë bakllava me tepsi dhe tallen me shqiptarët.
Po ashtu Noka u ndal te kaosi në Kuvend, ku tha se mazhoranca me në krye Edi Ramën kërkon të zhbëjë opozitën, ndërsa shtoi se këto janë të vetmet mjete dhe rrugë që opozitës i ka mbetur.
“Më shumë shqetësim se si do e bëjmë ne luftën si opozitë është gjendja ku është katandisur demokracia në Shqipëri. Gjendja brenda parlamentit është për t’u vajtuar. Pse? Sepse me këto sjellje po shkelet me këmbë demokracia, nuk njihet dhe dhunohet demokracia. Nuk njihet Kushtetuta dhe as zëri i opozitës. Po bën çdo gjë ky pushtet për të likuiduar opozitën dhe për të sjellë në skenë mercenarë opozitën që vetëm bën fresk dhe mbush xhepat nga korrupsioni. Në një sistem demokratik nuk i shkon kujt të mendje të zhbëjë opozitën. Ça ishte kjo historia që donte të mbushte Shqipërinë me plehra, refugjatët që do vijnë nga Afrika, ku as ato vende nuk pranon. Të gjitha këto janë lëpirje që Rama po bën në mënyrë që ndërkombëtarët të mbyllin sytë para regjimit të tij. Çfarë është opozita në demokraci? Është kontrollor i zbatimit të ligjshmërisë dhe kontrollor i qeverisjes. Misioni i opozitës është zhbërja e regjimit. Kur pushteti të mbyll gjithë hapësirat e lirisë, opozite do gjejë çdo mjet dhe rrugë të mundshme për ti rifituar ato. Ju shihni mjetet që përdorim ne, por ato na kanë mbetur. Kur vidheshin para publike dhe opozita kërkon të hetohen… Kemi kërkuar 8 komisione. Janë të paktën 3 miliardë euro që janë vjedhur. Tematikën e komisioneve hetimore e përcakton Kushtetuta dhe ajo nuk të lejon të diskutosh. Në lidhje me aksionin tonë çdo version është hedhur në tryezë përveç bojkotit parlamentar. Ne marrim pjesë në mbledhjet dhe i bllokojmë ato. Këto mbledhjet online janë shkelje. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, do e çojë këtë çështje në gjykatë kushtetuese. Është shkelje e ligjit të këtij vendi. Pse? Linda e ka kthyer Parlamentin në bunkier dhe Garda është mbrojtja e saj. Komisione live s’ka. Ata hanë bakllava, ishin me tepsi bakllavaje. Ata po tallen me shqiptarët”, u shpreh Noka.
flamur noka opozita ne kuven
Politike
7 Nëntor 2023, 14:23
A.B
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti demokrat, Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen që kryeministri Rama firmosi me kryeminstren e Italisë p...
Politike
7 Nëntor 2023, 13:29
r.ll
foto nga perplasja
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është përplasur fizikisht me deputetët e Partis&...
Politike
7 Nëntor 2023, 13:23
h.k
Deputetet e opozites
TIRANË-Kanë nisur me tensione nga ana e opozitës dhe e mazhorancës mbledhjet në Komisionet Parlamentare dit&...
Politike
7 Nëntor 2023, 12:37
A.B
Gruaja dhe Berisha
TIRANË- Deklarata për media e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, u ndërpre nga një qyte...
Politike
7 Nëntor 2023, 12:05
r.ll
erion brace
TIRANË-Deputeti socialist Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën online të Komisionin të Eko...
Politike
7 Nëntor 2023, 12:04
h.k
Komisioni i Ligjeve
TIRANË-Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike bashkë me kolegë të tjerë të opozitës pa...
Politike
7 Nëntor 2023, 11:57
A.B
Ilir Meta
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për tensionet në Kuvend. Ai tha se partia që drejton m...
Politike
7 Nëntor 2023, 11:58
h.k
Ilir Meta
TIRANË- Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë ka dal paraditen e sotme në një deklaratë për media...
Politike
7 Nëntor 2023, 11:32
h.k
Komisionet Parlamentare Online
TIRANË-Deputetët e opozitës edhe pse online kanë vijuar protestën e tyre paraditen e sotme gjat&eu...
Politike
7 Nëntor 2023, 11:24
A.B
Sali Berisha
TIRANË-'Keni bërë gabim'- kështu iu drejtua kryedemokrati Sali Berisha, Gardës, e cila ka rrethuar sërish hyrjen...