Hetimet ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, zbardhet dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezl TIRANË- “NëShënjestër”, trajton sonte këtë mbrëmje hetimet e SPAK pë...
Dhe që në kohën kur u divorcua aplikoi për ndihmë ekonomike, por punonjësja deklaron për të se ajo fsheh të ardhurat, shtëpinë që ka me ish-bashkëshortin dhe një makinë.
LUSHNJE- Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, e cila nuk merr ndihmë ekonomike sepse punonjësja e ndihmës ekonomike e ka parë që i jep makinës. Albina Ifthimiu e divorcuar që në vitin 2021, jeton në shtëpinë e prindërve bashkë me tre fëmijët e saj 8, 5 dhe 2 vjeç.
Dhe që në kohën kur u divorcua aplikoi për ndihmë ekonomike, por punonjësja deklaron për të se ajo fsheh të ardhurat, shtëpinë që ka me ish-bashkëshortin dhe një makinë.
“Punonjësja më sorollat, më ka parë që i jap makinës dhe më thotë që është e imja, unë nuk kam makinë, jetoj te mami dhe kur ajo ka verifikuar ka rezultuar se nuk jetoj në shtëpinë e ish-bashkëshortit”, thotë Albina.
Në regjistrimet që Fiksi transmetoi punonjësja e ndihmës ekonomike, Evisa Pepa, i thotë që e ka parë që i jep makinës. Gjithashtu edhe pse e pranon që gjatë verifikimit nëna me tre fëmijët ka rezultuar se jeton tek e ëma e saj, ajo mendon se Albina jeton tek shtëpia e ish bashkëshortit. Madje ajo nuk nguron që bashkë me administratorin e Njësisë Administrative Fier – Shegan të ngrenë dyshime se çifti nuk janë të divorcuar edhe pse kanë një vendim gjykate.
Ndërkohë, në Bashkinë Lushnje dhe Shërbimin Social Rajonal Fier, qytetares i thuhet se hedhjen në sistem të të dhënave e bën punonjësja e njësisë administrative.
Kështu qytetarja nuk mund ta marri ndihmën ekonomike sepse punonjësja mendon se ajo fsheh të ardhurat. Gazetarët e Fiksit takuan punonjësen Pepa e cila mohon që qytetarja i ka treguar se është bashkëpronare te ish burri, dhe këmbëngul se e sheh shpesh me makinë nëpër fshat ndaj edhe nuk e përfiton ndihmë ekonomike.
Në verifikime, Albina nuk rezulton pronare e asnjë automjeti dhe i ka thënë edhe punonjëses së makina në të cilën e ka parë ka qenë e nja të afërmi të saj, por punonjësja shokon me përgjigjen e saj “Unë mendoj që është e jotja se kushëriri nuk ta huazon disa herë që unë të kam parë”. Edhe për supozimet se denoncuesja mund të jetojë në shtëpinë e ish-bashkëshortit, kjo e fundit i ka radhitur arsyet se pse nuk mund të jetojë aty, por që nuk kanë qenë bindëse për punonjësen.
Ajo e mbyll fjalinë duke thënë që ajo të ankohet më lart. Ndërkohë që punonjësja mendon shumë gjëra në lidhje me denoncuesen, asnjëra nuk është e provuar, përveç faktit se Albina dhe tre fëmijët e saj janë përjashtuar nga e drejta për ndihmë ekonomike si dhe nga aplikimi për të për një vit.
Narrë nga Top Channel
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezl TIRANË- “NëShënjestër”, trajton sonte këtë mbrëmje hetimet e SPAK pë...
Pamjet VLORË- Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person. Në videon e publikuar nga ...
Policia SHKODËR- Aksioni i policisë dhe RENEA-së në Shkodër ka rezultuar me një person të arrestuar. Mësohet se n&e...
Jamarbër Malltezi TIRANË- SYRI zbardh fjalën e mbajtur në seancën e të hënës në gjykatë nga Jamarbër...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria do të nisë ndryshimet për ligjin e turizmit duke u konsultuar me bizneset e këtij sektori. Ky sezo...
Olaf Scholz GJERMANI- Ngatërresa që kancelari gjerman Olaf Scholz bëri në Tiranë para se të takohej me kryeministrin Edi...
Artan Simoni TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur t&...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia ka zhvilluar një aksion në Shkodër mbrëmjen e sotme. Mësohet se aksioni po ndodh pë...
SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish ...
Artan Gaçi TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka vënë nën sekuestro preventive një pjesë t&eum...