Art&Argëtim

FOTOT: Kush ishte Shpresa Bërdëllima, ‘Brigitte Bardot’ shqiptare që fitoi zemra tek “Vajzat me kordele të kuqe”

27 Tetor 2019, 19:54 Nga DOSJA
FOTOT: Kush ishte Shpresa Bërdëllima, ‘Brigitte Bardot’

TIRANË- Ditën e sotme aktorja Shpresa Bërtëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut. Për të gjithë shqiptarët ajo do të mbahet mend për “signorina Gaitani” në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.

Për shkak të portretit të saj, Shpresa është quajtur “Brigitte Bardot” e vogël. Krahasimi i është bërë nga vetë aktori i madh francez Michel Piccoli, teksa xhironte “Përtej mureve të gurta”, ku edhe luante rolin e Asimesë.

Filmat:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture shpresa bërtëllima vdes shpresa bërtëllima shpresa bërtëllima vdes shpresa bërtëllima

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Tetor 2019, 18:03

TIRANË- Të  gjithë dëshirojnë të duken bukur, çdo ditë të javës. Por shumica prej jush nuk e dinë se duke veshur shpesh disa gjëra, ju dëmtoni shënd...