Atentati ndaj 21-vjeçarit në Tiranë, Policia: E kanë dhunuar me sende të forta, ndodhet në spital
Polivia TIRANË- Detaje të reja ndaj atentatit të 21-vjeçarit janë bërë publike. Mësohet se autorët e ka...
Pas kësaj ngjarje, dy javë më vonë vritet 19-vjeçari Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua me breshëri armësh teksa konsumonte kafe. Ky i fundit, ishte djali i xhaxhait të shtetasit Shkëlzen Xhenje. Me këtë emër, fijet shkojnë sërish tek Astmer Bilali, njeriu i afërt i Bajrave.
TIRANË- Një tjetër ngjarje ku dalin personazhe të implikuar me dosjen “Metamorfoza” tronditi Shkodrën në 2 shtator 2022. Shtetasi Ismet Çekorja, u ekzekutua nën dyshimet për hakmarrje. Më herët djali i tij Barjam Çekorja ishte shpallur në kërkim për një atentat.
‘Duhet hapur gjithë dosjet që përmenden këto përgjime apo biseda dhe duhet të lidhen me ngajrjet krminale e prova konkrete që të bëhet gjithë pazëlli apo skema e qartë”- u shpreh avokati Redi Ramaj.
Pas kësaj ngjarje, dy javë më vonë vritet 19-vjeçari Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua me breshëri armësh teksa konsumonte kafe. Ky i fundit, ishte djali i xhaxhait të shtetasit Shkëlzen Xhenje. Me këtë emër, fijet shkojnë sërish tek Astmer Bilali, njeriu i afërt i Bajrave.
Shkëlzeni kishte shoqëri me Astmerin dhe në transkriptimet e dosjes Metamorfoza, zbulohet implikimi i tij në një tjetër atentat. Fjala është për tentativën e vrasjes së shtetasit Taulant Pepa në 21 Shkurt të vitit 2021. Së bashku me Shkëlzen Xhenjen, personat e tjerë të dyshuar sipas Policisë Gjyqësore ishin Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Behar Zagani. Në dosjen e SPAK, del roli i prokurorit të arrestuar Xhevahir Lita për mbylljen e çështjes së tentativës së eliminimit të Pepës.
“Xhevahir Lita, me funksion prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi ka rënë dakord për shumën e parave, ka ndihmuar duke i dhënë informacione lidhur me veprimet hetimore që po kryhen, ka dhënë orientimet si dhe çfarë duhet të deklarojnë në Policinë Gjyqësore, si dhe nuk ka kryer veprime të tjera që mund të çonin në identifikimin e autorëve.”
Prokurori Lita ka shmangur nga ndjekja penale Eljon Haton dhe Arsad Bashlin. Për ngjarjen u akuzua Shkëlzen Xhenje por prokurori zbuti akuzat në ‘armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Në transkriptime prokurori merr një mesazh ku udhëzohet se si të veprojë për çështjen. Dyshohet se dërguesi i mesazhit është Bardhyl Mavraj, kushëri i afërt i Behar Bajrit.
“Telefonin veç unë e kam dhe i fshij bisedat direkt. Çdo gjë e merr përsipër ai që del me fytyrë. Nipi thotë që ja kam dhënë makinën Shkëlzen Xhenjes. Problemi është që duam ta heqim Haton nga ajo punë se kamerat janë të padallueshme për Haton. Por më thuaj ti çfarë të bëjmë dhe do ndjek udhëzimet çfarë më thua ti.”
Pra, referuar dosjes hetimore për atentatin ndaj Pepës, kryqëzimi i bisedave në SKY përkon me zhvillimet dhe personat që janë fiksuar në kamerat e sigurisë. Më poshtë, flitet për shuma parash që mendohet se janë dhënë ryshfet tek pjesëtarët e grupit hetimor për të prishur hetimet dhe për të mbyllur dosjen. Mes bisedave zbulohen edhe përpjekjet e dyfishta, për shmangien e hetimeve dhe mbylljen e konfliktit me Taulant Pepën. Në dosjen hetimore zbardhet një bisedë mes dy personave në SKY ku dyshohet se Pepës i kërkohen 50 mijë euro.
Marrë nga Top Channel
Polivia TIRANË- Detaje të reja ndaj atentatit të 21-vjeçarit janë bërë publike. Mësohet se autorët e ka...
TIRANË- Në transkriptet e zbardhura, avokatët mbrojtës kanë ngritur pretendime se nuk vërtetohet lidhja e kodeve të aplikac...
Foto Ilustruese TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që iu bë një të riu mbrëmjen e sotme në...
TIRANË- Dosja voluminoze e SPAK, zbulon armiqësinë mes Behar Bajrit dhe Ibrahim Licit, që kanë humbur disa njerëz në atenta...
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës dy anët e medaljes së Shqipërisë; shpenzimet e luksit për ...
Tirane TIRANË- 19.5 miliardë lekëve, ose rreth 180 milionë eurojanë dëmet e shkaktuara nga institucionet e shtetit në ve...
Aksidenti MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se një a...
Sebastiano Gjoni dhe Skelidano Koliqi BRITANI E MADHE- Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët u kapën gjat&...
Policia KAMËZ- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se një 18-vjeçar ka plagosur me arm&e...
Gerdeci TIRANË- Dëshmia e një prej punëtorëve të Gërdecit, Alketa Hazizi që ka dhënë ditën e so...