Sport

“Biri i madh i një kurve”... një legjendë izraelite shan Benzeman!

Ndërsa Karim Benzema ka treguar mbështetjen e tij për viktimat e Gazës, një legjendë izraelite doli jashtë kontrollit dhe e fyen francezin.

16 Tetor 2023, 10:29 Nga DOSJA
“Biri i madh i një kurve”... një legjendë izraelite

IZRAEL - Ditët e fundit, konflikti izraelito-palestinez është zgjuar në mënyrë brutale me masakrat e tmerrshme nga Hamasi dhe përgjigjen e përgjakshme të ushtrisë izraelite kundër civilëve në Gaza. 

Pamjet horror kanë shënuar lajmin dhe tema është shumë e ndjeshme në të gjithë botën. Bota e futbollit nuk bën përjashtim.

Këtë të diel, Karim Benzema ka folur në Twitter me fjalë të forta për të mbështetur viktimat palestineze. “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, të cilët janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta, që nuk kursejnë gra dhe fëmijë”,- ka shkroi sulmuesi francez i Al-Ittihad.

Një pozicion, i cili nuk dështoi të shkaktojë polemika, sidomos nga një legjendë të futbollit izraelit, i cili doli plotësisht nga binarët. Dudu Aouate, ish-portieri i kombëtares me 78 ndeshje, i cili luajti për disa vite në La Liga në Santander, La Coruna dhe Mallorca, e ka ofenduart Benzeman me një postim në Twitter të përkthyer në disa gjuhë, përfshirë frëngjisht, për ta quajtur Karim Benzema "biri i madh i një kurve...”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll