Sport

Benzema mbështet palestinezët e Rripit të Gazës....

Sulmuesi francez ka pasur një mendim në rrjetet sociale këtë të dielë për “banorët e Gazës” . Reagimi i tij i parë që nga rifillimi i krizës izraelito-palestineze.

16 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Benzema mbështet palestinezët e Rripit të Gazës....

ARABIA SAUDITE - Karim Benzema ka zgjedhur të flasë në rrjetet sociale. “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, viktima edhe një herë të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë, as fëmijët”,- ka reaguar ish-ndërkombëtari francez në llogarinë e tij X (ish-Twitter) këtë të dielë.

Ditët e fundit disa futbollistë kanë treguar mbështetjen e tyre për popullatën palestineze.  Ky është veçanërisht rasti i një lojtari tjetër që ka veshur fanellën e skuadrës franceze, Nabil Fékir, i cili bëri thirrje të mërkurën për rikthimin e “paqes dhe drejtësisë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll