Art&Argëtim

Shumë pranë lindjes së bebit, foto të Vilma Mashës me barkun e rrumbullakosur, moderatorja s’braktis eventet

27 Tetor 2019, 07:10 Nga DOSJA
Shumë pranë lindjes së bebit, foto të Vilma Mashës me

Tiranë- Rreth 8 muaj më parë, kur ishte një nga të ftuarat e Luana Vjollcës në mbrëmjen e së shtunës në “Shiko kush luan”, Vilma Masha u vu përballë një pyetjeje direkte: “E ke në planet e tua të afërta një bebush? Se ne shqiptarët e kemi zakon të pyesim pas dasmës se kur do vijë bebi”, ishte pyetja e Luanës.

Vilma u përgjigj se e dëshironte me gjithë zemër që në 2019- ën të vinte një bebush. Dhe kjo dëshirë e Vilmës tashmë është bërë realitet, sepse pikërisht në vitin 2019, ajo është në pritjen e ëmbël. Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha, e kurorëzoi dashurinë me partnerin rreth një vit më parë, në një ceremoni e cila bëri bashkë njerëzit më të dashur të saj.

Fill pas këtij momenti special, Masha vazhdoi projektet në televizion në platformën ku ka drejtuar prej kohësh disa formate sportive, atë të “Digitalb”. Momentalisht, Masha drejton programin “Gol pas goli” në ‘Digitalb”, vijimësinë e të cilit nuk dihet se kush do ta vazhdojë në momentin kur moderatorja do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Paparazzi ynë e fotografoi në eventin e parfumit të sipërmarrëses Elona Çaushi dhe ajo që na ra në sy ishte barku i saj, tashmë mjaft i rritur. Me sa duket, Vilma mund të jetë në javët e fundit të shtatzënisë së saj dhe ne i urojmë që gjithçka t’i shkojë mbarë!

Marrë nga Panorama

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz vilma masha vilma masha shtatzënë vilma masha vilma masha shtatzënë

Sondazh

Poll