Art&Argëtim

E cilësuar si deputetja më e bukur shqiptare në MV, Ferati tregon bezdisjen: Më heqin atributet si grua…

26 Tetor 2019, 20:06 Nga DOSJA
E cilësuar si deputetja më e bukur shqiptare në MV, Ferati tregon

TIRANË– Meral Uzeiri Ferati, e cilësuar si deputetja më e bukur në Kuvendin e Maqednisë së Veriut ka folur për peripecitë dhe pengesat që të sjell pamja e jashtme.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Ferati u shpreh se nuk i pëlqejnë që e cilësojnë gjithmonë si femër të bukru pasi kjo gjë bën që të zhduken nga vëmendja atributet e tjera që ajo ka si femër.

Defenitivisht është pengesë. Kur kam bërë disa vite, sigurisht nuk i marr shumë ato komplimentet.

Mirëpo në fillim ishte vështirë. Sepse kur u bëra deputete thjesht në fillim sa e mora mandatin, ende pa thënë një qëndrim si politikane, unë dola lajm si një deputete më e bukur.  Nuk u ndjeva shumë mirë sepse e kam pasur handikap tërë jetën.

Sepse me atë pamjen fizike sikur mundohen të t’i mbulojnë atributet e tjera, kualitetet që ke si grua. Mirëpo pasi arrin të etablohesh, pastaj ai atribut i bukurisë kur ta thonë se je i bukur, e pranon më ndryshe. Në politikë njerëzit të votojnë që t’u zgjidhësh hallet atyre, edhe vetë lajmi se Merali është zgjedhur si më e bukur,”– është shprehur ndër të tjera deputetja Meral Uzeiri Ferati.

Më tej Ferati foli edhe për profesionin e saj si gjinekologe të cilin e ushtron vullnetarisht në maternitetin e Maqedonisë së Veriut.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz deputetja e bukur ne maqedonine e veriut meral uzeiri ferati deputetja e bukur ne maqedonine e veriut meral uzeiri ferati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Tetor 2019, 12:13

TIRANË- DJ Vicky ka gjetur mënyrën më të pazakontë dhe momentin më të papërshtatshëm për t’i propozuar partneres së tij për martesë. Dj Vicky është pjesë e...