Art&Argëtim

Rita Ora “pushton” Beogradin, mediat serbe shpërthejnë në akuza: Skandaloze!

26 Tetor 2019, 10:43 Nga DOSJA
Rita Ora “pushton” Beogradin, mediat serbe shpërthejnë

SERBI- Mediat serbe kanë shpërthyer në akuza të forta kundër këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Shkak janë bërë disa postera të këngëtares që janë vendosur në Beograd, ku reklamohen disa stoli të çmuara. Gazeta serbe “Informer” e ka cilësuar skandaloze këtë gjë që ka ndodhur dhe e ka cilësuar këngëtaren si mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e Madhe.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinajt dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, shkruan media serbe Informer e indinjuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore.

SHKRIMI NË MEDIAN SERBE, INFORMER:

FITON INFORMER! Shkrimi ynë për Rita Orën dëboi reklamat e saj nga billboardi. Të papranueshme reklamat e një këngëtari që mbështetet kriminelët. Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, kompania BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd. Këngëtarët vendas u tronditën pasi panë që një firmë serbe po promovon këngëtaren e preferuar të Thaçit dhe Haradinajt. Këngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e ULAK-së dhe bën thirrje për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” është hequr nga një billboard në qendër të qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më. Kujtojmë që kjo këngëtare, e cila këndoi në festimet për 10-vjetorin e pavarësisë së rreme të Kosovës dhe që nuk humbet mundësinë për të treguar “shqiponjën dykrenare” është shfaqur në tabela të mëdha në më shumë se 27 vende të Beogradit. Pankartat e saj mund të shiheshin në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sheshin e Republikës, Terazije, Pallati i Serbisë dhe vende të tjera.

Ajo nuk është një fytyrë reklamuese

Sikurse ka zbuluar edhe informatori, vetëm një ditë pasi gazeta informer shkruajti për këto reklama, të gjitha reklamat janë hequr. Këto reklama në 27 vende të vendosura paraqisnin bizhuteritë e BPM-së duke paraqitur si fytyrë kryesore të reklamave këngëtaren Rita Ora.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz mediat serbe rita ora mediat serbe rita ora

Sondazh

Poll