Ekonomi

Rikthehet ora dimërore, sot akepat zhvendosen 60 minuta pas

21 Tetor 2019, 15:13 Nga DOSJA
Rikthehet ora dimërore, sot akepat zhvendosen 60 minuta pas

TIRANË- Në të gjithë Evropën sot do të rikthehet ora dimërore dhe akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas. Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, e cila do të shënojë 02:00. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Kjo gjë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.Ndërsa në SHBA ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit.

Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale be ndryshon ora ndryshon ora te dielen rikthehet ora dimerore be ndryshon ora ndryshon ora te dielen rikthehet ora dimerore

Sondazh

Poll