Pasanikët ‘përkedhelen’ nga fati i qeverisë, ulen taksat për makinat e luksit
25 Tetor 2019, 17:27Nga DOSJA
TIRANË- Pas ankesa për taksat e larta të automjeteve të luksit qeveria ka vendosur të bëjë një lehtësim të taksimit për vitin 2020. Drafti i paketës fiskale për vitin e ardhshëm nuk parashikon ndryshime konkrete por vetëm disa rregullime midis të cilave parashikohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur. Po ashtu në draft parashikohet edhe një ulje e tatim fitimit për industrinë automotive.
Pronarët e mjeteve të luksit do të paguajnë më pak taksa përgjatë vitit 2020. Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.
Gjithashtu edhe pas amortizimit do të përcaktohet dhe vlera e shitjes. Ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me vlerën e tregtimit të mjetit që sipas ankuesve duhet të ulet vit pas viti. “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: të kenë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.
Po ashtu në draft propozohen edhe disa ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura. tashmë kamata 5 për qind për vonesën dot ë aplikohet vetëm pas 30 ditëve nga gjoba. Po ashtu në draftin për paketën fiskale të 2020 është parashikuar një ulje e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri.
Mbështetje do të ketë dhe për sportin, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri përmes uljes së tatimit për të ardhurat personale. Në darft janë parashikuar edhe disa ndryshime ligjore në kuadër të procesit të fiskalizimit.
Shqipëri-Bizneset e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë barrën më të lartë të taksave në rajon. Sipas të dhënave të raportit “Doing Business 2020”, të publikuar nga ...
TIRANË- Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve t...
TIRANË- Temperaturat nuk kanë ndërmend të ulen edhe pse data shënon 24 tetor. Sipas parashikimit që ka bërë për sot, Shërbimi Metreologjik Ushtarak në vler...
Shqipëri- Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të l...
PUKË– Pas kaq shumë vitesh ‘luftë’ me prerjen e pemëve në Munellë, Fushë-Arrëz ka nisur sërish mbjellja e tyre. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme,...
KRUJË- Kamera e FaxNews ka udhëtuar drejt fshatit Brret të Krujës, ku jeton familja e Xhemal Balliut, ku të katër pjestarët e kësaj familje janë me problem...
Në datën 23 Tetor 2019, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare organizoi një takim me gazetarët, ku prezantoi dhe bëri publike rezultatet e një vëzhgimi të realizuar me...
TIRANË– Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit do të nisë në fillim të nëntorit.Në një njofti...
A mundet që kreditimi i parave drejtpërdrejt në llogaritë rrjedhëse të qytetarëve të jetë arma e fundit, duke pasur parasysh dyshimet dhe efektet anësore të pol...
TIRANË- Shqipëria renditet e fundit në Ballkan sa i takon mbrojtjes dhe mirëqenies së grave, sipas një studimi global të sapopublikuar. Indeksi për Gratë, ...