Art&Argëtim

Biletat të gjitha të shitura, Bruno Mars anulon koncertin pas sulmeve në Izrael

Bruno Mars mbajti koncertin e tij të parë në Izrael këtë të mërkurë mbrëma, duke kënduar për 63,000 fansa në ‘Yarkon Park’ të Tel Avivit.

8 Tetor 2023, 10:07 Nga r.ll
Biletat të gjitha të shitura, Bruno Mars anulon koncertin pas sulmeve
foto ilustruese

IZRAEL- Bruno Marsit ka anuluar koncertin që pritej të mbahej mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv për shkak të shpërthimit të përgjakshëm të konfliktit izraelito-palestinez. Hamasi ndërmori një sulm të befasishëm ndaj Izraelit nga Gaza e pushtuar atë mëngjes.

Ndërsa shpërthimet dhe luftimet vazhdojnë , Live Nation Israel njoftoi se koncerti i Brunos në Tel Aviv ishte anuluar dhe çmimet e biletave do të rimbursoheshin, shkruan Daily Mail.

“Të dashur klientë, performanca e Bruno Mars që ishte planifikuar të zhvillohej sonte është anuluar”, shkroi kompania në Instagram në hebraisht.

“Të gjithë blerësit e biletave për shfaqjen do të marrin një rimbursim automatik në kartën e kreditit me të cilën është bërë blerja. Ne qëndrojmë me banorët e Izraelit, luftëtarët e IDF dhe forcat e sigurisë në këto momente të vështira”, thuhej në njoftim.

Bruno Mars mbajti koncertin e tij të parë në Izrael këtë të mërkurë mbrëma, duke kënduar për 63,000 fansa në ‘Yarkon Park’ të Tel Avivit. Sipas gazetës lokale të lajmeve Ynet, izraelitët udhëtuan në Tel Aviv nga i gjithë vendi për të marrë pjesë në koncert. Mbrëmja e së shtunës ishte planifikuar të ishte shfaqja e tij e dytë dhe e fundit në Izrael, gjithashtu në ‘Yarkon Park’, përpara se të anulohej në vazhdën e luftës

Numri i të vdekurve në Izrael ka kaluar 200, me të paktën 1,100 të plagosur dhe një numër të panjohur civilësh dhe ushtarësh të rrëmbyer. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore mbi Rripin e Gazës, duke shkaktuar mbi 200 viktima, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. “Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke u zotuar “të luftojmë në një shkallë dhe intensitet që armiku nuk e ka përjetuar deri më tani. Armiku do të paguajë një çmim të paparë”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim mbi konfliktin të dielën, pas një thirrjeje të qartë nga Hamasi për vendet e tjera myslimane që t’i bashkohen përpjekjeve të tij të luftës.

bruno mars konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll