Art&Argëtim

Shkaktoi tension në familjen Kardashian! Pendohet Caitlyn Jenner: Më vjen keq për deklaratat për Kris Jenner

Caitlyn ka folur edhe për dy vajzat që kanë së bashku, Kendall dhe Kylie Jenner, duke shpjeguar se ndërsa përpiqet të jetë pranë tyre, jo gjithmonë ia del.

6 Tetor 2023, 14:43 Nga f.i
Shkaktoi tension në familjen Kardashian! Pendohet Caitlyn Jenner: Më
Caitlyn Jenner dhe Kris Jenner

SHBA-Caitlyn Jenner është penduar për deklaratat që ka bërë për marrëdhënien e saj me familjen Kardashian, shkruan Protothema.

Caitlyn në deklaratat e tij i është referuar ish-bashkëshortes së saj, Kris Jenner duke treguar se nuk kanë më asnjë kontakt. Ata komunikojnë vetëm për arsye të rëndësishme dhe ndërmjetësit janë menaxherët e tyre. Madje, ai ka folur edhe për dy vajzat që kanë së bashku, Kendall dhe Kylie Jenner, duke shpjeguar se ndërsa përpiqet të jetë pranë tyre, jo gjithmonë ia del.

Këto fjalë shkaktuan tension në familjen Kardashian dhe Caitlyn i vjen keq që komentet e tij kanë shkaktuar tension në familjen e saj, thotë një burim. Dy vajzat duket se kanë mbajtur anën e nënës së tyre, por gjithsesi Caitlyn Jenner është shprehur se do të bëjë gjithçka që duhet për të korrigjuar situatën e krijuar.

kris jenner caitlyn jenner

Sondazh

Poll