Aktualitet

VIDEO/ Bashkia e Lushnjes kërkon të ndërtojë varreza në tokë të rrëshqitshme, banorët kundër

Personi që konteston këtë projekt, është Roland Tafa banor i zonës. Ai pretendon se i gjithë komuniteti i zonës përreth është i te njëjtit mendim:

6 Tetor 2023, 22:18 Nga I.A

VIDEO/ Bashkia e Lushnjes kërkon të ndërtojë varreza në

LUSHNJE- Projekti për ndërtimin e Varrezave të Reja në qytetin e Lushnjes, ka ngjallur reagime tek banorët e zonës, të cilët nuk kanë arritur të kenë asnjë lajm pozitiv nga bashkia e qytetit.

Personi që konteston këtë projekt, është Roland Tafa banor i zonës. Ai pretendon se i gjithë komuniteti i zonës përreth është i te njëjtit mendim:

Varrezat nuk mund të ndërtohen ne kodrën e Virovës. Për të mësuar më shumë rreth këtij denoncimi nga banorët, shkuam vetë në Lushnje, ku fillimisht takuam Rolandin, personin që na kishte bërë telefonatën. Pra, një terren i tillë, i rrëshqitshëm argjilor, nuk plotëson aspak standardet për të ndërtuar një varrezë . Kjo madje shkruhet qarte edhe në një rregullore të këshillit të ministrave.

Që nuk ka patur konsultim me komunitetin, e pohojnë edhe banorët e kësaj zone, të cilët thuajse njëzëri e kanë kundërshtuar projektin e varrezave pranë shtëpive të tyre.

Ok, të vdekurit ndoshta nuk vijnë aq afër, por që toka ka erozion dhe rrezik shembje, këtë e pohojnë të gjithë, përfshi edhe parlamentarin e zgjedhur nga komuniteti, deputetin e PD-së, Saimir Korreshi.

Por këto problematika, duket se janë e keqja me e vogël e këtij projekti, sepse në realitet bëhet fjalë për diçka jetike për të gjithë qytetin.

Pavarësisht këtyre problematikave që mund të krijojë zbatimi i projektit, duket se bashkia e Lushnjes po nxiton që ta mbylle atë sa më shpejt.

Të gjitha këto që sapo dëgjuam, konfirmohen edhe nga shefja e urbanistikes se bashkisë Lushnje, e cila e konsideron fakt të kryer zbatimin e projektit të varrezave.

Sipas zonjës Mimoza Haxhiu çdo gjë është e paracaktuar prej vitesh, pavarësisht kundërshtimeve nga banorët.

Por pavarësisht vullnetit të banoreve, dhe disa peticioneve radhazi, bashkia duket se nuk ka bërë prapaktheu.

Në realitet, në përgjigjen e dhënë banorëve, bashkia mundohet të argumentoje se për shkak të emergjencës dhe nevojës për varreza, është e detyruar që të vazhdojë punimet pa patur ende lejen përkatëse të ndërtimit. Imagjinoni, këta që për një ndërrim çatije të cojnë në burg, kërkojnë të nisin punën pa patur në dorë dokumentet zyrtare, të cilat kanë dalë disa muaj më vonë. Dakord, kriteret e ndryshuara nga qeveria, nuk janë disa dhe duhen rilexuar, po studimi i terrenit a është bërë? Në realitet, këto dokumente thonë krejt të kundërtën.

Këtë fakt e pohon edhe ish-përgjegjësi i zyrës së projekteve në bashkinë Lushnje. Pavarësisht të gjitha kundërshtive si nga banorët, ashtu edhe nga specialistet, bashkia ka këmbëngulur në projektin e saj, dhe në fund të muajit korrik, ka nisur punimet, në kundërshtim të plotë me ligjin. Po a ka pasur alternativa bashkia për të evituar këtë skandal?

Po pse nuk është zgjidhur në këtë formë? A ka një prapaskenë pas kësaj zgjidhjeje absurde? Dhe e theksojmë, e gjitha kjo, pa asnjë konsultim me banorët.

Marrë nga Syri.net

roland tafa saimir korreshi

Sondazh

Poll