Art&Argëtim

"Nuk më punësojnë shpesh" Sharon Stone rrëfen vështirësitë: Më duhen tetë orë gjumë për të shmangur krizat

Stone përmend se në fillim ajo belbëzonte dhe as nuk shihte si duhet.

5 Tetor 2023, 17:56 Nga f.i
"Nuk më punësojnë shpesh" Sharon Stone rrëfen
Sharon Stone

SHBA- Aktorja Sharon Stone ka folur për hemorragjinë e trurit që pësoi njëzet vjet më parë që gati i kushtoi jetën. Në një intervistë të re për People, aktorja ka folur për vështirësitë me të cilat përballet edhe sot e kësaj dite.

“Për një kohë të gjatë doja të pretendoja se isha mirë. Më duhen tetë orë gjumë të pandërprera që të më funksionojnë mjekimet e trurit, që të mos kem kriza. Pra, unë jam një person me aftësi të kufizuara dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk më punësojnë më, shpesh. Unë jam marrë me këto gjëra për 22 vitet e fundit dhe tani, mund të flas hapur për to”, -tha Stone.

Ndër të tjera duke folur për periudhën e rikuperimit, Stone përmend se në fillim ajo belbëzonte dhe as nuk shihte si duhet. Në fakt, ajo vuri në dukje se për një kohë të gjatë vuante nga humbja e kujtesës.

 

sharon stone

Sondazh

Poll