Art&Argëtim

“Dua 4 fëmijë”, pas ndarjes nga Stresi, Kejsi zbulon planet që ka për karrierën dhe jetën private

25 Tetor 2019, 10:11 Nga DOSJA
“Dua 4 fëmijë”, pas ndarjes nga Stresi, Kejsi zbulon

Ish-e fejuara e reperit Stresi përmes një bashkëbisedimi që ka hapur me ndjekësit në Instastory ka dhënë disa detaje të panjohura nga jeta private e saj. Fillimisht ajo është pyetur nga fansat se cila do të ishte puna e saj ideale. Kësaj pyetjeje Keisi i është përgjigjur duke shprehur dëshirën që të katapultohej në botën estetike, duke ngritur një shkollë bukurie.

Unë dua të investoi tek vetja. Nuk dua të punoi për asnjë njeri tjetër, sepse mendoj që mund të ofroj diçka ndryshe në botën estetike. Shumë shpejt pres të bëj edhe një shkollë bukurie sa për ta patur një plus dhe do të hap BKC studio shpresoj në të ardhmen. Do jetë çdo gjë sipas shijeve të mia, si nga produktet deri tek eksperienca që do të përcillet tek klienti nga momenti që hyn në derë. Dua t’i trajtoi njerëzit ashtu siç do doja të më trajtonin dhe ndërkohë të bëj atë që mua më pëlqen pafund“, shkruan Keisi në Instastory.

Gjithashtu Keisi ka shprehur dëshirën për të pasur një familje të madhe. Ajo ka treguar se do të pëlqene të kishte 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë. “Do dëshiroja të kisha 4 fëmijë, por si dihet kurrë jetës. Do isha e kënaqur me çfarëdo t’më vinte, por ëndërr e kam 3 çuna dhe një gocë”, shkruan ajo.

Gjithashtu Kejsi është pyetur nga fansat nëse ka bërë ndërhyrje, operacione plastike. Keisi është përgjigjur duke e mohuar një gjë të tillë. “Deri tani jo, më pëlqen si jam. Më shumë kam qejf zbardhje dhëmbësh ose trajtim lëkure, por asnjërën se kam bërë se po i lë vetes hapsirë për ndryshime më vonë, tani masha e re bën t’veten“, është shprehur ajo.

Në fund të bashkëbisedimit, Kejsi është pyetur edhe nëse ka motra apo vëllezër. Në këtë mënyrë ajo ka prezantuar fansat e saj me foto nga fëmijëria, ku shfaqet veçanërisht me vëllain, të cilin mesa duket e ka pikë të dobët.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ish-e fejuara e stresit keisi lushaj ish-e fejuara e stresit keisi lushaj

Sondazh

Poll