30 Shtator 2023, 07:38
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar thirrjes së SHBA-së për uljen e tensioneve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i qeverisë, i bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi.
Ai shtoi se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama.
Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësime pasi panë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërsoi tonet me Serbinë, duke i kërkuar të tërheqë menjëherë forcat nga kufiri.
Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës?
Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës.
Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti./Dosja.al
edi rama tensione në veri të kosovës
Politike
29 Shtator 2023, 22:27
I.A
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk ka qëndrim të ngjashëm me linjën e ndjekur nga Tirana zyrta...
Politike
29 Shtator 2023, 22:18
I.A
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka mbajtur qëndrime kritike për cilësinë e qeverisjes Rama.
&ld...
Politike
29 Shtator 2023, 20:28
I.A
Alastair King Smith
TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King Smith ka mohuar se qeveria britanike të ketë një listë tjetër m...
Politike
29 Shtator 2023, 20:11
I.A
Alastair King Smith
TIRANË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, deklaron se pas nënshkr...
Politike
29 Shtator 2023, 19:25
I.A
OSBE
TIRANË- Misioni i OSBE-ODIHR nw Shqipwri ka publikuar raportin për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri. Nw raport ...
Politike
29 Shtator 2023, 17:58
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka bërë faktike propozimin e tij që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Ko...
Politike
29 Shtator 2023, 16:35
I.A
Igli Hasani dhe David ëisner
TIRANË- I ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë David Wisner është takuar pa...
Politike
29 Shtator 2023, 13:45
h.k
Edi Rama
BERLIN-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është i ftuar për njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e...
Politike
29 Shtator 2023, 13:22
h.k
Edi Rama
GJERMANI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur paraditen e sotme në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global...
Politike
29 Shtator 2023, 13:09
h.k
Gazmend Bardhi
TIRANË-Gazmend Bardhi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike doli në një deklaratë për med...