Aktualitet

Rrjedhje gazi në një karburant në Shkozë, policia arreston 3 persona për shkelje të rregullave të punës

Administratori i subjektit 58-vjeçari A.Ç, menaxheri i subjektit 38-vjeçari Xh.R dhe shoferi 54-vjeçari M.H janë marrë në hetim nga policia për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku në rrugën “Sadik Petrela”, Tiranë u dëmtua një tub që shkaktoi rrjedhje gazi.

1 Tetor 2023, 10:52 Nga h.k
Rrjedhje gazi në një karburant në Shkozë, policia arreston 3
Karburanti ne Shkoze

TIRANË-Policia ka vënë në pranga paraditen e sotme 3 persona për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse në një karburant në Shkozë. Administratori i subjektit 58-vjeçari A.Ç, menaxheri i subjektit 38-vjeçari Xh.R dhe shoferi 54-vjeçari M.H janë marrë në hetim nga policia për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku në rrugën “Sadik Petrela”, Tiranë u dëmtua një tub që shkaktoi rrjedhje gazi.

Sipas policisë A. Ç. administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant, vihen në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë. Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën “Sadik Petrela”, të palicensuar për tregtimin e hidrokarbureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

rrjedhje gazi shkoze tirane

Sondazh

Poll