Aktualitet

Fier/ Digjet prej 6 ditësh pylli me pisha në Pishporo, zjarri përfshin edhe pyllin e Darëzezës, vështirësohet ndërhyrja nga ajri

Përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse, dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri. 

1 Tetor 2023, 09:23 Nga a.l
Fier/ Digjet prej 6 ditësh pylli me pisha në Pishporo, zjarri
Foto ilustruese

FIER- Prej 6 ditësh, vijon beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier. Të favorizuara nga era, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Darëzezës. 

Përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse, dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri. 

Operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektive, 40 efektivë të forcave të armatosura, punonjës të ADZM, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes. Vatrat e zjarrit aktualisht janë me intensitet të ulët për shkak të vesës. 

zjarr ne fier

Sondazh

Poll