Aktualitet

Operacioni “Vezët e Arta”/ 6 persona përfundojnë në pranga në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Gjashtë nga personat e arrestuar u lanë në burg, ndërsa për dy të tjerë u vendos masa e sigurisë “arreste shtëpie”.

30 Shtator 2023, 14:38 Nga A.B
Operacioni “Vezët e Arta”/ 6 persona përfundojnë
Droga

ITALI- Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të gjerë antidroge të koordinuar nga policia italiane e Savonës në bashkëpunim me atë të Modenës.

Operacioni u quajt “Vezët e Arta 2022” sepse masat kufizuese u miratuan në përfundim të një hetimi kompleks, i cili kishte filluar verën e kaluar, sipasa agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Gjashtë nga personat e arrestuar u lanë në burg, ndërsa për dy të tjerë u vendos masa e sigurisë “arreste shtëpie”.

Verën e kaluar, në kuadër të të njëjtit operacion u arrestuan 5 person pasi iu gjet dhe sekuestrua në total 6 kg kokainë, heroinë dhe marijuanë. Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur gjetjen e 250 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në qendër të qytetit Savona./Dosja.al

arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll