Art&Argëtim

Na vodhi zemrat me këngën ‘You’re Beautiful’, James Blunt paska qënë ushtar: Shërbeva në luftën e Kosov

24 Tetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Na vodhi zemrat me këngën ‘You’re Beautiful’, James

TIRANË– Këngëtari James Blunt ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “The Sun”, ku edhe ka folur për luftën e Kosovës. 

Në intervistën e tij, Blunt ka folur për përvojën e tij në ushtrinë britanike gjatë luftës së Kosovës, e cila i ka lënë një shije vërtetë të keqe.

“Unë isha në ushtri në luftën e Kosovës, kështu që pashë shumë vdekje. Kjo ka qenë ndër përvojat më të hidhura. I kam reflektuar edhe në këngët e mia,”- tha ai. 

James iu bashkua ushtrisë së Britanisë së Madhe dhe në vitin 1996 arriti të merrte gradën kapiten, më pas u nis për të shërbyer në Kosovë.  Ai u largua nga ushtria në vitin  2002 pasi kishte shërbyer gjashtë vjet, ndërsa postin e fundit e kishte si oficer i Gardës së Mbretëreshës.

Britaniku mbahet mend për këngët e tij të papërsëritshme si  You’re Beautiful dhe Goodbye My Lover.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz james blunt lufta në kosovë james blunt lufta në kosovë

Sondazh

Poll