Art&Argëtim

E imitoi në Portokalli/ Ish-zëdhënësja e Berishës ia “plas” në sy Jul Dedës: E përjetova shumë keq, mora doktorin n

24 Tetor 2019, 06:21 Nga DOSJA
E imitoi në Portokalli/ Ish-zëdhënësja e Berishës ia

TIRANË- E ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun, ish- zëdhënësja e Sali Berishës i ka zbuluar në sy Jul Dedës një të vërtetë. Ajo u shpreh se në kohën kur ishte zëdhënëse është imituar në Portokalli nga Jul Deda dhe tregoi se nuk e kishte përjetuar aspak mirë.

Juela Meçani tha se menjëherë kishte marrë në telefon Berishën duke e pyetur çfarë është kjo, por ish-kryeministri i kishte thënë se ky imitim ishte diçka shumë e mirë për ish-zëdhënësen.

“Unë u mërzita shumë dhe ndërkohë kam marr doktorin në telefon dhe i them ‘doktor, doktor çfarë janë duke bërë, çfarë është kjo?”, ka treguar Juela duke shtuar se Sali Berisha asokohe i kishte thënë që ky imitim ishte një gjë shumë e mirë për të.

“është gjë shumë e mirë se ku ka dalë zëdhënësja apo zëdhënësi im ndonjëherë në ndonjë rol në Portokalli”, ka treguar Juela fjalët e Sali Berishës.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz imitimi ne portokalli juela mecani julian deda imitimi ne portokalli juela mecani julian deda

Sondazh

Poll