Art&Argëtim

“Brez pas brezi mbrapa na ke”, Stresi publikon foton e vjetër, s’heq dorë nga debulesa për Berishën

23 Tetor 2019, 20:10 Nga DOSJA
“Brez pas brezi mbrapa na ke”, Stresi publikon foton e vjetër,

TIRANË- Reperi Stresi  së fundmi është në qendër të medieve rozë për jetën e tij private por edhe për videoklipet e publikuara.

Në Instastoryn e tij reperi ka publikuar një foto, me të cilën nuk bën dedikim as për ish-të fejuarën, as për ndonjë videoklip, por për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Debulesa e reperit për Berishën tashmë nuk është e panjohur për publikun, pasi ai shpesh herë i dedikon statuse të tilla ish-kryeministrit.

Stresi ka zgjedhur të publikojë një foto të vjetër, ku shihet Sali Berisha dhe i ati i reperit Sali Lushaj.

Amanet brez pas brezi mbrapa na ke – shkruan Stresi krahas fotos, që na lë të kuptojmë se ai nuk do të heqë dorë dhe do vazhdojë traditën si i ati për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz reperi stresi sali berisha stresi stresi dedikim sali berishes reperi stresi sali berisha stresi stresi dedikim sali berishes

Sondazh

Poll