Art&Argëtim

“Ta nxin jetën..”, Gjeto Luca rrëfen raportet me Ingrid Gjonin: S’mu nda me telefonata, gjeti numrin e gruas sime  

23 Tetor 2019, 16:48 Nga DOSJA
“Ta nxin jetën..”, Gjeto Luca rrëfen raportet me Ingrid

TIRANË- Këngëtari Gjeto Luca ishte i ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites, ditën e sotme, ku ka rrëfyer momente të ndryshme nga jeta personale.

Ndër të tjera, gjatë bisedës në studio, Luca ka treguar edhe për marrëdhënien me bashkëpunëtoren e tij më të mirë siç e quan ai, këngëtaren e njohur, Ingrid Gjoni, ku u shpreh se:

“Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë. Nuk e lë punën,është korretkte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë”, u shpreh Gjeto Luca.

Këngëtari ka theksuar se njohja mes tyre ka qenë e krejt e pazakontë, duke shtuar se Ingridi nuk është ndalur së e telefonuari, madje deri në gjetjen e numrit të gruas së Gjeto Lucës.

“A s’më ka shkuar mendja ndonjëherë  në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën “Tre mijë vjet me jetu”. Erdhi aty e dëgjoi live, dha pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time. Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!”, ka përfunduar këngëtari Gjeto Luca.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gjeto luca ingrid gjoni gjeto luca ingrid gjoni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Tetor 2019, 14:16

“Pasi puthesha me shokun e llogores, rilyhesha. Kushedi sesa partizan i mirë do kisha qenë. Do isha partizan që do pranoja të bëja seks me  shokët kur kishte ar...