Aktualitet

EMRAT/ 3 shqiptarë në Skoci pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, policia i vendos në pranga

Janë arrestuar 8 persona dhe midis tyre 3 shtetas shqiptarë

22 Shtator 2023, 16:50 Nga h.k
EMRAT/ 3 shqiptarë në Skoci pjesë e një grupi të
Foto ilustruese

SKOCI- Tre shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia Skoceze në bashkëpunim me Policinë e Londrës. Operacioni zhvillohej në kuadër të ndalimit dhe arrestimit të një grup kriminal prej 8 personash, ku midis tyre ishin dhe 3 shqiptarët.

Grupi kriminal raportohet sipas policisë se merrej me aktivitetin e shitjes së drogërave të forta dhe emigracion i paligjshëm. Nga policia skoceze bëhet të ditur tre emrat e shqiptarëve të arrestuar të cilët janë Hamit Morina 28 vjeç, Indrit Gaxha 23 vjeç dhe Floriand Omeri 33 vjeç. Shqiptarët sipas policisë mbanin dhe pasaportë bullgare.

indrit gaxha hamit morina floriand omeri arrestohen 3 shqiptare ne skoci

Sondazh

Poll