Aktualitet

Dalin emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Angli, qarkullonin kanabis me vlerë 700 mijë paund

Policia e West Yorkshire tha se oficerët kryen një bastisje në Cross Green, i fokusuar në një magazinë të barrikaduar në Felnex Close në Cross Green. Pas hyrjes në magazinë, policia gjeti drogë me një vlerë rruge prej 677,250 £.

22 Shtator 2023, 16:17 Nga h.k
Dalin emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Angli, qarkullonin
Dy shqiptarët e arrestuar

ANGLI- Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni në Angli, në qytezën West Yorkshire të Leeds-it për rritje të paligjshme të kanabisit. Aktiviteti i dy shqiptarëve është bërë i bujshëm për shkak se sasia e gjetur, sipas grupit hetimor, raportohet se shkonte në vlerën 700 mijë paund.

Dy shqiptarët e arrestuar janë Marikseio Muçaj 31 vjeç dhe Fatjon Mustaraj 19 vjeç. Ata e ushtronin aktivitetin e tyre në disa magazina në periferi të qytezës, nga ku lëvizjet e tyre të dyshimta kishin bërë policinë që t’i evidentonte. Gjykata e Leeds i ka deklaruar dy shqiptarët fajtorë dhe i ka dënuar secilin me dy vite burg.

shqiptaret angli shtepi bari kanabis

Sondazh

Poll