Aktualitet

Tullumbacet me oksid azoti shiten në kryeqytet/ Balla: Janë ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance

Balla ka thënë se vijon bashkëpunimi me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.

22 Shtator 2023, 12:57 Nga r.ll
Tullumbacet me oksid azoti shiten në kryeqytet/ Balla: Janë ndaluar
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se janë ndaluar disa persona në lidhje me tullumbacen me oksid azoti, substancë e re që po qarkullon në lokale dhe restorante të ndryshme të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri, teksa vijojnë bashkëpunimin me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.

POSTIMI I PLOTË: 

Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.

tullumbace me oksid azoti taulant balla

Sondazh

Poll