Vrasja në Shkodër/ Dyshohet për një konflikt çasti, me viktimën ishte dhe i vëllai
SHKODËR- Detaje të reja në lidhje me vrasjen në fshatin Hot i Ri në Shkodër janë zbuluar. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çasit mes viktimës dhe personave të tjerë në një lokal.
Po ashtu bëhet me dije se në lokal, me Valter Fjerzën ishte dhe vëllai i tij. Autorët nuk dihet se kush janë, ndërkohë që policia ka nisur krehjen e zonës.
