Aktualitet

DETAJE/ Si u arrestua Bozhanaj pranë banesës së tij, 600 efektivë në terren pas plagosjes së kolegut te tyre

Bozhanaj u arrestua mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij, teksa po tentonte që të hynte në shtëpi.

21 Shtator 2023, 20:23 Nga I.A
DETAJE/ Si u arrestua Bozhanaj pranë banesës së tij, 600
Klered Bozhanaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimit e autorit të plagosjes së efektivit Edlir Alleshit nga Klered Bozhanaj. Mësohet se pas plagosjes së Alleshit në kërkim për 42-vjeçarin kanë zbritur në terren 600 efektivë policie.

Bozhanaj u arrestua mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij, teksa po tentonte që të hynte në shtëpi. Disa efektivë kanë qenë nën ruajtje të banesës dhe në momentin që Bozhanaj ka shkuar për të hyrë brenda, i kanë vënë prangat. Gjatë kontrollit, Bozhanajt iu gjet me vete arma e plagosjes si dhe lëndë narkotike kanabis. 

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

edlir alleshi klered bozhanaj plagoset efektivi i shqiponjave

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2023, 17:50 Gjergj Erebara

INFOGRAFIK/ Pensioni përballë inflacionit

Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare njoftoi se do të rrisë pensionet me 8.6% duke filluar nga shtatore, një rritje kjo që sy...