Aktualitet

Plagosi efektivin e Shqiponjave me dy plumba, arrestohet autori 42-vjeçar, policia: Ishte i armatosur

Alleshi ditën e djeshme ishte në ndjekje të Bozhanajt, teksa ky i fundit për tu larguar, e qëlloi disa herë.

21 Shtator 2023, 19:55 Nga I.A
Plagosi efektivin e Shqiponjave me dy plumba, arrestohet autori
Arma

TIRANË- Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi mbrëmjen e djeshme një efektiv policie në Tiranë është arrestuar. Mësohet se Bozhanaj u arrestua pranë banesës së tij, ndërkohë që arma me të cilën plagosi efektivin e Shqiponjave Edlir Alleshi, është sekuestruar. Alleshi ditën e djeshme ishte në ndjekje të Bozhanajt, teksa ky i fundit për tu larguar, e qëlloi disa herë. Nga plumbat e shtënë, 2 prej tyre kapën efektivin në bark, i cili ndodhet në spital.  

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

klered bozhanaj edlir alleshi plagoset efektivi i shqiponjave

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2023, 17:50 Gjergj Erebara

INFOGRAFIK/ Pensioni përballë inflacionit

Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare njoftoi se do të rrisë pensionet me 8.6% duke filluar nga shtatore, një rritje kjo që sy...